Aktorja e famshme i jep fund lidhjes me me sheikun miliarder arab: U ndamë sot

Sep 20, 2019 | 17:50
SHPËRNDAJE

Aktorja e famshme, Lindsay Lohan, ka qenë së fundmi e ftuar në “The Kyle and Jackie O Show”, ku ka dhënë lajmin e papritur të ndarjes së saj.

lindsay-lohan-spotted-birthday-nyc

Në momentin që u pyet nëse ishte në një lidhje apo jo, Lohan zbuloi se prej disa kohësh po dilte me dikë, por tashmë ata nuk ishin bashkë.

Aktorja ka preferuar që të mos e zbulojë emrin e ish-të dashurit të saj, por ka shtuar se lidhja nuk ka zgjatur shumë. “Po dilja me dikë dhe u ndamë sot. As nuk keni për ta ditur cili është, zgjati shumë pak”- u shpreh 33-vjeçarja në studio.

Mohammad bin salman

Pavarësisht se aktorja vendosi që të mos e zbulonte identitetin e tij, mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për sheikun miliarder arab, Mohammad bin Salman.

Thuhet se dyshja u takua për herë të parë para një viti në një garë të “Formula 1” dhe në muajt në vijim u përfolën për një lidhje dashurie mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura