Aktorja Adelina Muça tregon skandalin me çmimet “Kult”

Apr 23, 2018 | 10:24
SHPËRNDAJE

Duhet thënë që në fillim se nuk ka ndonjë çudi që konkurse të cilitdo lloji, në Shqipëri (ndoshta jo vetëm) nuk funksionojnë, ose, më mirë, nuk funksionojnë asnjëherë siç duhet! Nëse do të bëhej fjalë për çmime vërtetë prestigjioze, edhe mund të pranoheshin manipulimet në prapaskenë, por, për çmimet “Kult”, rëndësia e të cilave nuk mahnit askënd, ngjarjet marrin përmasa përtej qesharakes.

Sot, aktorja Adelina Muça, fituese si aktorja më e mirë në edicionin e fundit të çmimeve “Kult”, ka vendosur që të bëjë publike ngjarjen që i ka ndodhur që pas lajmërimit për të qenë prezente në ceremoninë që zhvillohej në sallë, e deri pak kohë më parë, në bisedat e fundit telefonike me përfaqësuesit e Akademisë Kult që refuzojnë t’i japin qoftë certifikatën, qoftë paratë që i detyrohen secilit prej fituesve të këtij çmimi.13233053_10209492437493616_7205207838089141744_n

“Me t’u shpallur artistët konkurrentë për secilën nga kategoritë e çmimeve “Kult”, më telefonuan dhe më pyetën nëse do të isha prezente në sallë, në ditën e ceremonisë. Pohova atëherë sepse nuk dija as datë, asgjë, mirëpo qëlloi që në ditën e spektaklit të isha duke u kthyer nga Franca, në një aktivitet që zhvillohej atje me teatrin. Kam zbritur nga avioni në orën 19:30, kështu që paraqitja ishte e pamundur. Sidoqoftë, nuk i dhashë ndonjë rëndësi kaq të madhe kësaj situate, sepse nuk e mendova asnjëherë që ngjarjet do të zhvilloheshin si më vonë.

Nuk u mora më pas me këtë ngjarje, sepse mendova që procedurat kërkojnë kohën e tyre mirëpo kur pyeta kolegët e mi nëse kishin marrë pagesën dhe certifikatën e fituesit, më thanë po. Në këtë moment u interesova duke pyetur njerëz të afërt me organizatorin, Ylli Sula, dhe më thanë që nëse doja, mund të shkoja të tërhiqja certifikatën, por jo paratë sepse mosprania ime interpretohej si bojkot”. Ndërkohë, duhet theksuar se shuma e parave që i takon secilit, i ka kaluar Akademisë nga fondi i Bashkisë së Tiranës dhe nga 300 mijë lekë të shpallura, fituesi merr vetëm 100 mijë lekë, të cilat, në fund, as nuk i ka në dorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura