Aktori i “Portokalli” tregon momentin e lindjes së djalit: Ngatërrova gruan në maternitet

Sep 10, 2018 | 19:25
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Marin Orhanasi në prill të këtij viti u bë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Ueis. I ftuar në emisionin “Reze dielli”, Marini tregoi momentet e bukura kur ishte në pritje të djalit. Emocionet bënë që aktori të ngatërronte edhe gruan në maternitet duke u futur në sallën e gabuar.

‘Ndodhin shumë lindje në të njëjtën kohë dhe i dalloja vetëm nga të bërtiturat. Zot fali gratë se çfarë heqin nga ne, nuk e di se çfarë të them.  Vesha pajisjet e sterilitetit dhe herë pas here hyja. Ndëkohë që sipas shkallës së vështirësisë së lindjes, lëviznin gratë nëpër salla të ndryshme.
Nusen time e nisën te salla e vështirë dhe e kaluan te një sallë më e lehtë, se lindi mirë shyqyr Zotit. Ndërkohë që isha ulur te kolltuqet ajo kaloi te salla e tretë. Unë shkova te e dyta dhe i thashë : “Jepi forca pra , kur më ngriti kokën një vajzë tjetër, ndërsa burri i asaj më rrinte nga mbrapa.
“I pari që e mori në krahë djalin isha unë, sepse arrita fiks në momentin që sapo doli , dhe ia çova gruas. Mu hiq sysh tani më tha (qesh). E pashë 1 herë që ishte me sy mbyllur dhe i thashë “Hë mo bab”. Mbylli dhe tjetrin dhe nisi të qante.Ishte shumë e bukur ndjesia të isha në sallën e lindjes, më e bukura. Të shohësh aq njerëz që lëvizin për 1 njeri, për një qenie aq të vogël , të mrekullueshme”, u shpreh Marini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura