Aktori humorit ironizon politikën “betohet” te noteri: Me që kishte vende bosh te Gjykata e Lartë vendosa të mbaroj punë te…

Nov 14, 2019 | 19:16
SHPËRNDAJE

Aktori i humorit, Julian Deda, ka ironizuar me situatën politike në vend, pasi Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi u betua sot para noteres.

Në facebook, pasi ka postuar një foto përballë një noterie, Deda shkruan me ironi se vendosi të betohet për anëtar të Gjykatës së Lartë, “pasi në Kushtetuese nuk ka më vende bosh”.

75588173_10215770424956504_6752668305711955968_o

Postimi i plotë:

Me uroni fat. Meqe per Gjykaten Kushtetuese nuk ka me vende bosh, vendosa te betohem per anetar te Gjykates se Larte.

Ju kerkoj ndjese per veshjen time me tuta por meqe kalova andej thashe ta mbaroj si pune tek noterja pa shqetesuar Presidentin. Betohem se do sherbej me ndershmeri.

I juaji Julian Deda.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura