Aktori Guljelm Radoja në gjendje kritike për jetën, prej dy javësh në spital. U infektua me Covid-19, por pasi u negativizua pati probleme me mushkërinë

Apr 20, 2021 | 13:36
SHPËRNDAJE

pjimage - 2021-04-20T133321.533

Aktori i mirënjohur shqiptar, Guljelm Radoja ndodhet i shtruar prej dy javësh në reanimacionin e Spitalit të Durrësit. Gazetari i Panorama, Leonidha Musaj raporton se aktori ndodhet në gjendje kritike shëndetësore për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar sëmundja e koronavirusit.

Panorama mëson se aktori ishte infektuar me Covid-19 dhe tashmë është negativizuar, por mushkëria e tij është dëmtuar rëndë, duke i sjellë probleme të theksuar në frymëmarrje.

Korespondenti i Panorama bën me dije se sipas mjekëve në këtë spital, transportimi i tij drejt spitalit në Tiranë apo jashtë shtetit, është i pamundur.

Ndërkohë në rrjetet sociale miqtë e aktorit kanë bërë thirrje dhe kanë kërkuar ndihmë që Guljelm Radoja të kurohet jashtë vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura