Aktori Antonio Kowdrin: Dashuria e ndaluar që më “futi” në burg

Nov 22, 2018 | 12:57
SHPËRNDAJE

ALMA MILE

I lindur në të ngrysur të sistemit komunist, Antonio Kowdrin së paku nuk do të vishte kostumin prej doku që dikur ndoshta do t’i jetë dashur të veshë të atit apo kasketat si shenjë dashurie për vëllanë e madh kinez.

Ato kohëra i dukeshin të largëta, ndërsa ideja që dikush të mund të burgoset për dashurinë, e parrokshme…, deri në momentin që do të duhej ta vishte atë kostum bojëblu dhe të luante rolin e një të riu që u dashurua me vajzën e një ambasadori italian, gjatë viteve të diktaturës komuniste, në Shqipëri. Aktori Antonio Kowdrin është protagonisti i filmin “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, me regji të Namik Ajazit, ku interpretojnë aktorët Remo Girone, Victoria Zinny, Beatrice Aiello, Marta Gastini, Guljelm Radoja, Rajmonda Bulku, Alfred Trebicka, Gëzim Rudi, Artan Imami, etj..258

I larguar nga Shkodër locja, kur ishte fare fëmijë, fillimisht drejt Greqisë e më pas në Itali, Antonio ndërtoi jetën larg Shqipërisë, me pasionin dhe ëndrrën për t’u bërë aktor. Portreti i mprehtë, e qeshura e madhe, shtati i gjatë, do të tërhiqnin së pari vëmendjen e shtëpive të modës, për të kaluar gradualisht në botën e filmit. Ka realizuar disa role në Itali e në Shqipëri, por rruga është ende përpara… Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Kowdrin tregon për rolin e tij në filmin me regji të Ajazit dhe përballjen e tij me diktaturën.. Cili është personazhi real, historia e së cilit i qaset më së shumti asaj të filmit?

Si u bëtë pjesë e filmit “Portreti i papërfunduar i Clara Bellinit”? Kam pas nderin të bashkëpunoj në vitin 2015 në filmin “Hije” nga (Jotti Ejlli) me profesorin dhe aktorin Alfred Trebicka. Isha në Toronto kur më erdhi telefonata e tij dhe më foli për filmin (“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”) dhe që kishin menduar për mua. Mbasi lexova dhe skenarin, u dashurova menjëherë me rolin, nuk u mendova dy herë, sa mbarova punë, mora avionin për Tiranë.25

një djali që guxoi të thyente “rregullat” e kohës jo vetëm duke u shoqëruar me të huaj, por edhe duke dashuruar vajzën e një ambasadori. Për një të ri, që nuk e ka jetuar atë periudhë (komuniste), sa e vështirë është ta imagjinojë që kjo mund të ndodhë, që dashuria të jetë e ndaluar dhe të dënohesh për të? Te përfundosh në burg për dashuri!! Fillimisht m’u duk një gjë me t’vërtetë absurde, por ja që në ato vite, fatkeqësisht, edhe kjo gjë ndodhte. Ndaj, dhe m’u desh ta pranoj dhe ta vë vedin në pozitën e atyre të rinjve që më të vërtetë i ka ndodh kjo gjë, të mendoj si do mendoheshin ata, të ndihem si do ndiheshin ata dhe të ndërtoj një karakter me shumë ngjyra, ku dallohet, dashuria, dhimbja, rebelizmi dhe trishtimi. Për mu ishte një sfidë e rëndësishme, të kthehesha prapa në ato vite dhe të jetoja një jetë që thjesht e kemi dëgju nga gjyshërit tanë… Por kjo është puna jonë, të futemi në lëkurën e një personazhi dhe t’i japim ngjyrën e duhur për të arritur në zemrat e publikut14

Filmi bazohet mbi një histori të vërtetë, jeni njohur me personazhin real të historisë; apo keni njohur njerëz të tjerë që kanë pasur fate të ngjashme? Me sa kam dëgjuar, ka pas disa raste të tilla dhe mendoj se ideja e regjisorit është t’i përmbledhë të gjitha historitë dhe të ndërtojë një film artistik, që i përshtatet çdo historie. Por personit që i afrohet më së shumti kjo histori dhe që thjesht kam dëgjuar për të, është Ernest Tushe. Fatkeqësisht nuk kam pas nderin ta takoj, por e kam ndjek në disa intervista dhe, me aq sa kam mujt, jam mundu ta kuptoja gjendjen e tij, ta analizoja dhe të merrja sado pak nga karakteri tij.

Disa nga skenat e filmit u xhiruan në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Nuk e di nëse edhe ju kishit ndonjë pjesë në të, e megjithatë çfarë ndjesie të krijon ideja që në ato hapësira ku ka jetuar një nga diktatorët më të egër të Europës, tani mund të xhirohen edhe filma…? Në atë kohë janë xhiruar shumë filma dhe kjo do të thotë se diktatori i pëlqente ata, kështu që nuk besoj se do e kishte problem që i përdorëm çik vilën. Ishte me të vërtetë një ndjesi e çuditshme. Unë thjesht kam dëgjuar dhe lexuar për të dhe besoj se ndjenjat e mia duke xhiruar në shtëpinë e tij, nuk mund të ishin aq të forta sa të një personi tjetër me një moshë më të madhe, që e ka përjetu atë. I jam dedikuar shumë filmit me përqendrimin gjithmonë te personazhi. Duke qenë i fokusuar te karakteri, nuk më bënte përshtypje edhe sikur të shihja ndonjë fantazmë të tij. (qesh)

Si ishte të punoje me regjisorin Namik Ajazi, por edhe me një trupë aktorësh, gjysma e të cilëve ishte italianë. Mes tyre Remo Girone, Victoria Zinny, Beatrice Aiello, Marta Gastini, etj…..? Ishte kënaqësi dhe nder për mu të punoj me këta artistë të mrekullueshëm që ka Italia, por gjithashtu shumë i nderuar të kem përkrah artistë të mëdhenj shqiptarë, siç janë Guljelm Radoja, Rajmonda Bulku, Alfred Trebicka, Gëzim Rudi etj… dhe me një regjisor si Namik Ajazi, që më ka ndihmuar shumë edhe gjatë xhirimeve, duke më drejtuar drejt personazhit dhe të mos dilja jashtë kornizës së atyre viteve.

Antonio, na tregoni pak për jetën tuaj. Si jeni lidhur me botën e kinemasë? Jam lind dhe rrit në Shkodër deri në moshën 9- vjeçare, pastaj, si shumë familje të tjera, ndoqëm dhe ne rrugën e kurbetit, duke shkuar fillimisht në Greqi, pastaj në Itali, ku banoj prej 16 vitesh. Pasionin për filma e kam pasur pak a shumë gjithmonë, por dashuria për aktrimin më lindi në moshën 13-14-vjeçare, kur pashë një film për herë të parë në kinema. Që atëherë e tutje nuk jam ndalur kurrë duke ndjekur ëndrrën time.

Ju jetoni në Itali, cilat kanë qenë impenjimet tuaja atje? Fillimisht për të mbajtur gjallë anën ekonomike kam punuar çdo lloj pune. Kam punuar si model, duke bërë sfilata dhe shërbime fotografike për disa nga markat më të mira italiane, por me mendjen dhe zemrën gjithmonë te kinemaja dhe mbas shumë kërkimesh dhe audicionesh, duke punuar në filma të shkurtër, në 2013, firmosa kontratën e parë si ndër aktorët kryesorë te filmi italian “Villa Triste” nga regjisori Fabrizio Favilli. Më tej, karriera ime filloi të marrë drejtimin e duhur.

Ndonjë projekt i afërt? Kohët e fundit jam lart e poshtë mes Amerikës, Italisë dhe Shqipërisë dhe së shpejti besoj se do të nis ca projekte në Los Angeles. Por jam një njeri që “jetoj” sikur do vdes nesër dhe “mendoj” sikur s’do vdes kurrë, më pëlqen ta jetoj dhe ta shijoj jetën ditë për ditë, kështu që nuk e di çfarë do më sjellë e ardhmja, por çfarëdo të jetë, do të jetë me siguri një eksperiencë e re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura