Aktores i shfaqet një foto e vjetër në emision dhe nuk mban dot lotët, çfarë e përloti Mariana Kondin

Feb 18, 2020 | 9:38
SHPËRNDAJE

pjimage

Aktorja e njohur Marjana Kondi është emocionuar pasditjen e djeshme teksa ishte në programin “Rudina”, ku i janë shfaqur disa foto të fëmijërisë. Në njërën prej tyre Kondi shfaqet sëbashku me mamanë e saj dhe teksa po komentonte foton aktorja nuk mbajti dot lotët.

Mariana Kondi: Aty mund të jem 4-muajshe me mamin. Jam me mamin në qytetin Stalin. Mami i gatuante shumë mirë byrekët. Origjina e saj është nga Lekli, diku andej nga Gjirokastra, tashmë është bërë e Tepelenës më duket, por ajo gjithmonë e quante veten nga Gjirokastra sepse ka qenë një fshat ortodoks. Gatuante shumë mirë byrekun. Mbaj mend atë mishin me patate, ose pulën me patate që e gatuanim të dielave. Pulën e bënim një pjesë supë, pastaj e piqnim dhe e hanim me patate, ka qenë ajo tradicionalja. Në mëngjes hanim tërhanë, kur s’kishim tërhananë, ajo na bënte petulla. Gatuante shumë mirë, ka qenë një grua shumë nikoqire, me gjëra të vogla na ka bërë të jetojmë shumë të lumtur. Se tani pak a shumë, sikur s’ka shumë lumturi, por një gjë e veçantë është se ne në atë kohë kemi qenë të lumtur, e ndjenim lumturinë, kurse tani ka dalë njëçik, ka prioritete të tjera, është puna shumë intensive./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura