Aktmarrëveshja zbulon detaje nga vrasja e Artan Cukut, çfarë iu premtua autorit, nga “i madhi” te plani për 10 ditë

Jun 5, 2018 | 15:19
SHPËRNDAJE

Mikel Shallari u denua sot me 10 vjet burg si autor i vrasjes se komisar Artan Cukut, ngjarje e ndodhur më 8 prillin e vitit 2017, në derën e pallatit ku banonte kryekomisari në rrugën e “Kosovarëve” në kryeqytet. Ky denim erdhi pas nje aktmarreveshje qe ai kishte bere me Prokurorine dhe ishte kthyer ne te penduarin e drejtesise ku ka treguar edhe emrin e porositesit. Ne aktmarreveshjen qe eshte paraqitur sot ne gjykate nga prokuroria dhe e cila u pranua, dalin detaje te tjera per vrasjen.

151117_MIKEL-SHALLARI_19_1

Mikel Shallari para prokurorëve ka pranuar se për kryerjen e vrasjes i ishin premtuar 20 mijë euro nga personi i interesuar të cilin e pat njohur me ndërmjetësimin e djalit të dajës së tij, Kristaq Leci. 

Ky i fundit e konsideronte urdhëruesin, si person të rëndësishëm dhe e quante “‘i madhi” ose “shefi”. Ky person u identifikua më pas prej tij si Bledar Jambelli. Përveç çmimit të mësipër të krimit, organizatori dhe ndërmjetësi i premtuan të pandehurit se do ta ndihmonin të sistemohej në Gjermani, atje ku banonin ata. Ndonëse fillimisht hezitoi i pandehuri pranoi ta kryente krimin duke qenë se ndodhej në vështirësi financiare.

“Kishte një të dashur me të cilën bashkëjetonte në një shtëpi me qera, nuk kishte punë stabël për të siguruar të ardhura dhe për herë ishte në borxhe dhe në vështirësi ekonomike. Ai u josh nga premtimet e bashkëtë pandehurve për të siguruar një jetë më të mirë. Ai pranon se nuk e  njihte viktimën Artan Cuku, dhe se ia pat treguar porositësi i krimit duke shkarkuar një foto të tij nga interneti dhe duke i bërë të ditur automjetet me të cilën lëvizte viktima, dhe vendin ku ai parkonte para se të hynte në banesë” shkruhet në faqen nr 4-5 të akt marrëveshjes.

Plani i vrasjes u thur per 10 dite

Plani i vrasjes u thur nga mesi i dhjetëditësisht të tretë të marsit dhe fillimi i prillit 2017; me porosi të organizatorit Bledar Jambelli, i pandehuri, me ndihmën e Kristaq Lecit vëzhguan territorin rreth banesës së viktimës dhe e ruajtën për të gjetur rastin e volitshëm.

Si deshtoi tentativa e vrasjes nje dite para ekzekutimit

Një tentativë u synua të kryhej pasditen e datës 7 prill 2017, ku rolin e ekzekutorit e pati marrë përsipër Kristaqi. I veshur me të njëjtat rroba që të nesërmen i veshi Mikel Shallari. Të dy u pozicionuan tek hapësira me bar, përbri parkimit, përballë godinës së universitetit “Marin Barleti” ku mbanin të fshehura deh armët. E identifikuan viktimën i cili u ul tek një kafe aty pranë, i pandehuri Leci me armët në brez e ndoqi nga pas por nuk e kreu aktin nga frika e identifikimit. Për shkak të lëvizjeve të shumta të njerëzve në atë orë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura