Aktivitetet e LGBT në gjimnaze, “po devijojnë adoleshentët nga norma e prirjeve seksuale”

Mar 23, 2018 | 12:13
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka bërë reagimin e radhës për fotot e shpërndara në media që tregojne aktivistët e LGBT-së që kanë ndërmarrë një fushatë nëpër gjimnazet e Tiranës, duke organizuar ditë takimesh me nxënësit adoleshentë, për të diskutuar mbi bulizmin dhe fenomene të eksperiencave të tyre!

Ai thotë se këto aktivitete janë “të pa telorueshme dhe në mos përputhje me programet e studimit”. Nga ana tjetër, deputeti Tritan Shehu zbulon se “në Projekt Ligjin per Strehimin Social, vendoset qenia ne grupet LGBT si nje kriter per te perfituar keto banesa, duke e justifikuar kete me nje Rezolute te Kuvendit, gje qe nuk eshte aspak e vertete. Pra me shkoqur, kriter per te perfituar Strehin Social, eshte dhe kjo lloj preference seksuale, qe realisht eshte nje devijim nga norma, gje qe qartesisht ka per qellim rritjet spekullative te deklarimeve si pjestare te atyre shoqatave”.

tritan shehu

Potimi i plotë i Tritan Shehut:

Zhvillimi ne shkollat e aresimit para universitar me nxenesit aty, i aktiviteteve promovuese nga grupet LGBT, eshte pa dyshim e pa telorueshme, dhe ne mos perputhje me programet te studimit.

489a8bc6-741a-4345-ba47-2a456412f940
Ministria e Aresimit duhet sa me shpejt te jape shpjegime per keto veprime te pa bazuara ne ligj dhe te marre masat perkatese bllokuese e ndeshkuese.

Kjo eshte nje precedence e rrezikeshme ne te gjitha planet, qe mund te shtyje drejt devijimit nga norma te prirjeve seksuale te ketyre femijeve akoma adoleshente.

Per natyren njerrezore, per mbijetesen e species sone, per edukimin, per shoqerine e jeten vete, thelbesor eshte qendrimi ne menyre stoike te koncepti i Shenjte i Familjes, perberja e saj nga burri, gruaja e me shprese femijet.

Kjo duhet te perbeje kolonen kryesore te edukimit te femijeve, ndryshe i veme ata dhe shoqerine perpara problemeve e rreziqeve te medha.

Goditja e ketij principi bazal te ekzistences se shoqerise njerrezore, nuk ka asgje te perbashket me luften kunder diskriminimit; edhe ndaj grupeve LGBT, gje per te cilen ne kemi nje ligj te mire, i aprovuar edhe me kontributin tim direkt.

Nga ana tjeter ne Projekt Ligjin per Strehimin Social, vendoset qenia ne grupet LGBT si nje kriter per te perfituar keto banesa, duke e justifikuar kete me nje Rezolute te Kuvendit, gje qe nuk eshte aspak e vertete.

Pra me shkoqur, kriter per te perfituar Strehin Social, eshte dhe kjo lloj preference seksuale, qe realisht eshte nje devijim nga norma, gje qe qartesisht ka per qellim rritjet spekullative te deklarimeve si pjestare te atyre shoqatave.
Jam i bindur se Kuvendi i Shqiperise nuk do ta votoje nje artifice te tille, qe mbart ne vet vehte elemente te diskriminimit pozitiv ndaj shoqerise, si dhe hapesira te medha spekullimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura