Muzikë pas orës policore/ Policia “mësyn” në lokalin e Noizy-t, procedim penal dhe gjobë për reperin e njohur (VIDEO)

Jul 10, 2021 | 17:18
SHPËRNDAJE

Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si “Noizy”, është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar me gjobë ditën e djeshme pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë në lokal pas orës policore. 

E njëjta masë është vendosur edhe për shtetasin Indrit Deti, që rezulton të jetë pronar i një lokali në qytetin e Durrësit.

r giles

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit: I. D., 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje“, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të dy personat e lartpërmendur është vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ.

Njoftimi i plotë 

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative, administratori një subjekti dhe pronari i një subjekti tjetër.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

I. D., 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura