Aktakuzë për shokët e Lavdrim Muhaxherit, gati të shkonin në anën e ISIS

Mar 3, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit  për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj ndaj shtatë personave që gjatë vitit të kaluar ishin arrestuar nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale që ndërlidhen me terrorizmin.


Prokuroria ka gjetur fakte se Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba, kanë marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, në atë mënyrë që paraprakisht kane rene dakord që të shkojnë në luftë në Siri dhe t’i bashkohen grupit të shqiptarëve që kanë luftuar në anën e organizatës terroriste ISIS.

Ndërkaq, dhe Jetmir Kyqyku, akuzohen se u ka bërë thirrje personave të tjerë për të kryer, ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste, të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura