Akt terrorist në Australi, mori peng një grua, vritet ekstremisti

Jun 6, 2017 | 9:02
SHPËRNDAJE

Policia e Australisë ka njoftuar sot se rrëmbimin nga ana e një personi të armatosur në qytetin Melburn, po e trajton si “akt të terrorizmit”, pasi grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë.

australi

Gjatë të shtënave, policia e vrau një person për të cilin tha se dje e mbante peng një femër brenda një ndërtese banimi në Melburn.

Policia e shpëtoi femrën e cila ishte zënë peng, pas një situate të tensionuar, që zgjati për më tepër se një orë në lagjen Brighton.

Gjatë të shtënave janë plagosur tre policë, raporton rel.

Pos personit që e kishte kryer rrëmbimin, kishte vdekur edhe një njeri tjetër nga plagët e pësuara, ka njoftuar policia.

Agjencia e lajmeve e Shtetit Islamik, Amaq, ka raportuar se sulmi ishte ndërmarrë për shkak të pjesëmarrjes së Australisë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili lufton kundër grupit militant në Irak dhe Siri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura