Aksioni te ‘Astiri’/ Shemben 5 ndërtesat e para, IKMT: Ja sa objekte në total dhe sa janë përjashtuar nga legalizimi

Nov 12, 2019 | 12:05
SHPËRNDAJE

Perfundon shembja e 5 objekteve te para tek zona e “Astirit”. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ne informacionin zyrtar lidhur me aksionin e nisur qe prej mengjesit te sotem ne kete zone ben me dije se deri ne pren 10:00 jane shembur 2 objekte tre katëshe, 2 dy katëshe dhe 1 një katëshe. Nderkohe qe ne total 33 objekte qe do te shemben. 

IKMT prish pesë objektet e para tek “Astir”

Mjetet e rënda të IKMT kanë prishur 5 objektet e para tek zona e “Astir” për projektin e Unazës se Madhe. Aksioni ka nisur ne orët e para të mëngjesit, ndërkohe qe deri ne oren 10.00 janë prishur 2 objekte tre katëshe, 2 dy katëshe dhe 1 një katëshe. Aktualisht 4 mjete të IKMT janë duke punuar ne 2 objekte të tjera.

Njoftimi i IKMT 

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mengjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit.

shembja astiri shembja IKMT shembja4 shembja6 shembja7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura