Koalicioni opozitar për zgjedhje/ Kryemadhi: Nuk duhet të bëhemi tahmaqarë..

Sep 19, 2018 | 21:57
SHPËRNDAJE

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale, në të cilat opozita ka deklaruar se do të hyjë e bashkuar, Kryetarja e LSI-së shprehet se “nuk duhet të bëhemi tamahqarë”, por të tregohet kujdes në përzgjedhjen e kandidatëve.

auto_kryemadhi_fakt_11537383895

“Sepse mos te harrojmë që po te shikojmë qoftë raportet e 2015, qoftë raportin e votave të 2017, bilancet janë të gjitha pozitive për opozitën. Por tashmë ne nuk duhet të bëhemi tamahqarë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Sot shqiptarët nuk kanë nevojë për të pasur një emër politik sesa kanë nevojë për të pasur një emër që t’iu ngjalli shpresën. Dhe mendoj që në bashkitë kryesore nuk bëhet fjalë për të gjetur kandidatin e LSI-së apo PD-së apo të gjithë partive të tjera, sa bëhet fjalë për të gjetur kandidat fitues dhe një kandidat që t’i ofrojë njerëzve diçka”, tha Kryemadhi në emisionin “Fakt”.

Pyetje: Një pyetje sa për ta bërë opozitën pak më enigmatike. Zgjedhjet lokale janë për më pak se një vit Zonja Kryemadhi. A keni filluar të bisedoni me Z. Basha për të ndarë qarqet?

Kryemadhi: Jo nuk kemi filluar për të ndarë qarqet. Kemi filluar të organizojmë punën tonë nëpër bashki të ndryshme, për të ulur kryetarët e partive dhe strukturat tona për tu ulur dhe për të gjetur kandidatët më të përshtatshëm. Sepse mos te harrojmë që po te shikojmë qoftë raportet e 2015, qoftë raportin e votave të 2017, bilancet janë të gjitha pozitive për opozitën. Por tashmë ne nuk duhet të bëhemi tamahqarë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Sot shqiptarët nuk kanë nevojë për të pasur një emër politik sesa kanë nevojë për të pasur një emër që t’iu ngjalli shpresën. Dhe mendoj që në bashkitë kryesore nuk bëhet fjalë për të gjetur kandidatin e LSI-së apo PD-së apo të gjithë partive të tjera, sa bëhet fjalë për të gjetur kandidat fitues dhe një kandidat që t’i ofrojë njerëzve diçka. Dhe nga ana tjetër është shumë e rëndësishme dhe përbërja e këshillave bashkiakë që ne deri diku kemi qenë gjithmonë liberal në aspektin e kësaj që ai që është edhe pjesë e strukturave të partisë s’ka pse të jetë anëtar i këshillit bashkiak. Mendoj që Këshillat bashkiak duhet të jenë këshilla politik përsa i përket përfaqësuesve por që përfaqësojnë fusha të ndryshme.

Pyetje: Bojkotin e zgjedhjeve lokale nuk e keni si alternativë?

Kryemadhi: Kemi kohe deri atëherë, unë nuk e përjashtoj. Nuk e përjashtoj në aspektin e mirëfilltë të fjalës sepse nuk mendoj që ne mund të shkojmë në zgjedhje përballë një situatë kur janë paracaktuar rezultati i zgjedhjeve. Nuk kam pse të shkoj të bëj diku zgjedhje kur rezultati është firmosur diku tjetër.

Aksioni opozitar/ Paralajmëron Kryemadhi: Shumë veprime do i bëjmë ilegale…

Kryetarja e LSI-së Moniska Kryemadhi ka paralajmëruar “veprime ilegale” në vijimësi të aksionit opozitar.

“Që të jemi të sinqertë, shumë veprime do i bëjmë ilegale. Mos harrojmë që përballemi me kriminelë, mos harrojmë që derën e shtëpisë nuk të troket më policisë, i ngarkuari i zonës, por të troket killeri i zonës dhe të thotë o merre këtë zarfin me para, ose do hash plumbin nesër. Ne këtë e kemi parë. Kanë qenë dy rastet e fundit, dy çobanë janë vrarë. Mos kujtoni se çobanët u vranë për dy dele, sepse nuk të futet plumbi me snajper për dy dele, apo jo”, tha Kryemadhi gjatë intervistës për emisionin “Fakt”.

Pyetje: Mënyra se si po i thoni qytetarëve është se po veproni në ilegalitet dhe nga frika e kriminalitetit…

Kryemadhi: Jo, nuk kemi frike ne se po te dalësh sot siç del Lul Basha dhe unë që flasim me emra, nuk është frikë, apo jo? Por ama unë, Lulzim Basha dhe të gjithë kryetarët e opozitës nuk marrim dot përsipër që të përballemi nesër me viktima që nuk do i gjendet kurrë vrasësi i tyre sepse është edhe shoferi i ministër të Brendshëm që është vrarë dhe nuk iu gjet vrasësi.

Kryemadhi: Komision hetimor për drogën, ndërkombëtarët kanë gisht në kanabizimin e Shqipërisë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehet pro ngritjes së një komisioni për të hetuar atë që e quan “kanabizimin e Shqipërisë” dhe që sipas saj, nisi pas aksionit të policisë së Lazarat.

Sipas Kryemadhit, ka ndërkombëtarë që kanë qenë “pjesë e këtij komploti dhe kësaj skeme të kanabizimit të Shqipërisë”.

“Ne kemi pasur dikur një fshat që quhet Lazarat, që cilësohej për çështjen e kanabizimit dhe shihnim që paratë e Lazaratit shtriheshin deri në qytetin e Fierit. Me politikën e ‘Policisë që duam’, e cila u përkrah edhe nga ndërkombëtarët, gjë që ngjalli edhe shumë dyshime dhe do të ishte shumë mirë që në një moment që do të kishim një sistem drejtësie të pavarur, të drejtë, një parlament të pahapur, një klasë politike të përgjegjshme, pavarësisht pozicionimeve dhe ideologjive politike, do ishte shumë e rëndësishme hapja e një Komisioni Hetimor për të investiguar edhe ndërkombëtarët dhe rolin e tyre në këtë gjë. Sepse prishja e Lazaratit e ktheu të gjithë Shqipërinë në një Lazarat të tërë. Por, po ta kapësh në logjikën financiare i bie që shqiptarët duhet të ishin të pasur. Jo vetëm shqiptarët nuk janë të pasur, por shqiptarët u varfëruar shumë më shumë. Domethënë këto paratë ku shkuan? Ose kanë vajtur në xhepat e Edi Ramës dhe 5 trafikantëve të tij, ose kanë vajtur në xhepat e ndërkombëtarëve, sepse Edi Rama thotë unë s`kam”, tha Kryemadhi në një intervistë për misionin “Fakt” në Syri.net.

“E kam diskutuar me ndërkombëtarët kur kam qenë në Shtetet e bashkuara të Amerikës, që kjo gjë duhet investiguar sepse jam shumë dakord që në shumë komisione hetimore, çështja e kanabisit nuk është problematike, pra sepse shumë vende e kanë liberalizuar, e kanë licencuar kanabisin si kanabis medicinal, por nga ana tjetër këto para në një farë mënyre nëse do shkoje drejt një legalizimi të kanabisit, ishin paratë që duhet të shkonin në xhepat e fshatarëve, që kanë tokën, që e kanë mbjellë dhe kanë korrur e përpunuar. Këto para nuk kanë vajtur faktikisht sepse njerëzve jo vetëm që nuk u është dhënë paraja, jo vetëm nuk janë paguar, por njerëzit dhe janë vrarë më pas. Dhe nga ana tjetër, shikojmë që këto para nuk janë injektuar më pas në ekonominë shqiptare, se nuk po them të injektohen koncesionet, që janë prapë 2 njerëz. Por është injektim që ti e vendos tek shishja e ujit, çokollata, libri, tek bluza, tek mënyra si po funksionon. Në fakt, këto para nëse nuk janë në Shqipëri, ku janë? Nëse Edi Rama i ka çuar këto para jashtë Shqipërisë, nëpërmjet kujt i ka çuar? Transaksionet nëpërmjet kujt janë bërë? Pra, këtu nuk është çështja për të vetuar apo hetuar klasën politike, që mori vendime për ta kanalizuar Shqipërinë, por këtu çështja është për të hetuar dhe investiguar edhe këta ndërkombëtarë që kanë qenë pjesë e këtij komploti dhe kësaj skeme të kanabizimit të Shqipërisë. Paratë e kanabisit tashmë nuk janë më para kanabisi, por janë kthyer në para kokaine, heroine, armësh dhe para segmentesh të cilat janë shumë të rrezikshme që rrezikojnë jo vetëm sigurimin e Shqipërisë, por janë edhe rrezik për në Bashkimin Evropian”, shtoi kryetarja e LSI-së.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura