Aksioni kundër informalitetit, të dhënat për tre ditët e para

0
SHPËRNDAJE

Aksioni kundër informalitetit, i cili ka hyrë sot në ditën e tretë, po vijon me prezencën në terren në të gjithë territorin e vendin, të grupeve të koordinuara të punës në përbërje të të cilëve janë inspektorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës.

kase-kupon-tatimorOrganet e tatim/taksave janë fokusuar në monitorimin e koordinuar të biznesit të madh mbështetur në platformat e riskut si dhe përdorimin më efikas të informacionit ndërinstitucional për të detektuar më mirë sektorët si dhe bizneset më problematike.

Shtylla integrale të aksionit mbetet informimi dhe shërbimi ndaj tatimpaguesit si dhe kontrolli në terren i njësive ekonomikeme.

Plani i veprimit në terren përfshin 78 zona në të gjithë territorin, me 95 grupe që kanë vijuar aksionin për verifikime të tatimpaguesve të paregjistruar në QKB dhe në organin tatimor, verifikim të përdorimit të pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor, verifikimin e deklarimit të punonjësve në organet tatimore, si dhe verifikimin për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave në subjekte të tjera.

Gjatë ditëve të para të këtij aksioni janë kontrolluar nga zyra 717 subjekte ndër të cilët 373 subjekte kanë rezultuar me ndryshim përgjegjësie. Gjatë verifikimeve në terren deri tani grupet kanë qënë në 1394 subjekte.

Po kështu, gjatë tre ditëve të para drejtoritë e shërbimit të tatimpaguesve kanë qenë në komunikim intensiv me sipërmarrjen, për këshillim, asistencë dhe informim.

Janë kontaktuar mbi 6500 tatimpagues, për të nxitur vetëkorrigjimin, përfitimin nga Ligji “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore dhe në asistimin e drejtpërdrejtë për problematika të ndryshme (674 vizita këshilluese dhe 3519 asistuar në sportele)

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakPosta Shqiptare nis Front Office për shërbimet publike të portalit e-Albania
Artikulli tjetërGjendet i pajetë në anë të rrugës 50-vjeçari, policia jep shkakun e vdekjes

S'KA KOMENTE

Comments are closed.