Aksioni i tatimeve, Sejko: Do rrisë çmimet e konsumit

Oct 7, 2015 | 13:35
SHPËRNDAJE

Aksioni i qeverisë për formalizimin e ekonomisë mund të sjellë rritje çmimesh. Për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, i cili e mbështet fushatën e re antiinformalitet, efektet afatshkurtra do të sjellin edhe uljen e konsumit për qytetarët.

Foto arkive e Gent Sejko, i propozuar nga Presidenti Bujar Nishanit per postin e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise./r/n/r/nFile photo of Gent Sejko (taken on October 1, 2007), proposed from Albanian President Bujar Nishani as new Albanian central bank governor.

“Ne jemi duke bërë një studim mbi ndikimin e mundshëm më shumë të lidhur me çmimet sesa me konsumin. Sigurisht që me një rritje të çmimeve mund të binte konsumi”.

Në një intervistë për emisionin “Ekopolitikë” në “Ora News”, Sejko ka folur edhe për eurobondin që do të maturohet në fund të muajit që, sipas tij, duhet të shitet me çdo çmim. “Nëse ju duhet shtëpia sot, ju nuk mund të prisni sa të ulet çmimi. Nuk të garanton njeri që çmimi do të ulet, përkundrazi mund të rritet”.

AKSIONI ANTIEVAZION
“Ajo që unë kam deklaruar, por që praktikisht dhe teorikisht qëndron, është se nisma antiinformalitet në hapat e parë ndoshta do të ketë një ndikim negativ në ekonomi, për arsye se ekonomia shqiptare ka pasur një nivel shumë të lartë të informalitetit. Me nisjen e operacionit shumë biznese u mbyllën dhe u vunë në radhë për t’u regjistruar, çka tregoi se ishin të paregjistruara dhe nuk paguanin asnjë lloj tatimi e takse. Kjo periudhë ka qenë periudhë formalizimi në aspektin e regjistrimit, por edhe në aspektin e riformatimit të këtyre bizneseve. Ato do të ripozicionohen në raport me tregun, në momentin që do të fillojnë të paguajnë tatime dhe taksa, prandaj duhet të rishikojnë edhe njëherë biznesplanin e tyre lidhur me pagesën e tatimeve. Në këtë aspekt, ndoshta në periudhën afatshkurtër do të ketë ndikim negativ, por në periudhën afatgjatë do të ketë pa diskutim ndikim pozitiv… Praktikisht, në rast se bizneset do të paguanin tatime, logjikisht do të tentonin që këtë kosto ta transferonin, pra këtë tatim ta kthenin në kosto drejt blerësit të fundit. Në pikëpamjen sociale, në drejtim të ekonomisë do të ishte një element negativ. Ne jemi duke bërë një studim mbi ndikimin e mundshëm më shumë të lidhur me çmimet sesa me konsumin. Sigurisht që me një rritje të çmimeve mund të binte konsumi. Por, nga ana tjetër, dhe vetë konsumi lidhet me shumë faktorë të tjerë që janë dhe faktorë psikologjikë, si tendenca për kursim apo tendenca për të shpenzuar. Kjo varet nga optimizmi që kanë njerëzit për të ardhmen, elemente që lidhen me situatën ekonomike etj.”.

EUROBONDI
“Në radhë të parë do të thosha që duhet të shqetësohemi që të kemi likuiditetin e duhur dhe do të ishte i preferueshëm marrja e këtij likuiditeti nëpërmjet eurobondit nga tregu i huaj, në mënyrë që t’i kishim të lira likuiditetet e brendshme për kredidhënie për biznesin në Shqipëri. Kjo është kryesorja. Në aspektin e likuiditetit është shumë e rëndësishme që eurobondi të konkludohet. Në radhë të dytë është çmimi, mirë është të jetë sa më i lirë, por është tregu ai që e përcakton. Askush nuk na garanton se tregu do të jetë më i favorshëm në një kohë të mëvonshme. Pra, së pari na duhet likuiditeti, sepse po maturohet eurobondi. Nuk mund të diskutojmë çmimin para likuiditetit, sepse do të na vinte në vështirësi. Ose do të dilnim në tregun e brendshëm, por në tregun e brendshëm çmimi mund të ishte edhe më i lartë sesa çmimi në tregjet ndërkombëtare. Me probabilitet do të ishte më i lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura