Aksioni për arrestimin e 3 ish shefave të policisë u dekonspirua? Nis hetimi për efektivët

Nov 23, 2017 | 15:28
SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/ SHÇBA ka dyshime se operacioni është dekonspiruar. Ish zyrtarët dyshohet se janë  përfshirë në trafikun e kanabisit. Duke marrë shkas nga ky dështim, ka nisur hetimi për dekonspirim pasi operacioni që u ndërmor mbrëmjen e djeshme rezultoi pa sukses. Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergj Kohilën dyshohet se janë përfshirë në trafikun e kanabisit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur urdhër-arrestet për 3 ish-drejtues të Policisë së Vlorës, pasi dyshohet se janë të përfshirë në çështjen “Habilaj”, për të cilën është nën hetim edhe Saimir Tahiri.

moisi-habilaj

Gjatë hetimeve të dosjes “Habilaj” tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë dyshohet se me mosveprimet e tyre kanë lejuar vëllezërit Habilaj të kultivojnë kanabis sativa.

Ndërsa ka dyshime edhe për favorizimin e tyre në trafikimin e sasive të konsiderueshme të drogës në drejtim të Italisë.

Për një prej këtyre drejtuesve, Sokol Boden, ish-shefi i Postës në Dhërmi dhe ish-shef i Kufirit në Drejtorinë e Vlorës, për të cilin opozita ka publikuar edhe fotografi të tij me vëllezërit Habilaj, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë se “arrestit me burg”.

Ndërsa për Jaeld Çelën, ish-drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës dhe Gjergj Kohilën, ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar, në të njëjtën drejtori vendore, janë nxjerrë urdhra ndalimi.

Burime nga Prokuroria thanë se akuza që rëndon mbi këta ish-zyrtarë nga Policia është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabisit në Qarkun e Vlorës. Të tre ishdrejtuesit e Policisë së Vlorës kanë shërbyer atje gjatë viteve 2014 – 2016. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për arrestimin e tyre nga Policia.

VERIFIKIMET

Të tre ish-drejtuesit e Policisë, për të cilët tashmë Prokuroria ka lëshuar urdhrat e arrestimit, janë transferuar nga detyra në fund të muajit prill të këtij viti, kur në krye të Ministrisë së Brendshme u emërua ministri aktual, Fatmir Xhafaj.

Njëri prej tyre, Sokol Bode, ndaj të cilit ka dhe një masë sigurimi “arrest me burg”, lëshuar paraditen e djeshme nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ishte transferuar në Shkodër që në fillim të muajit prill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura