Aksioni i madh/ Pse u quajt “Shefi” dhe nga cila zonë e Shqipërisë dërgohej droga në Itali

Mar 16, 2018 | 18:30
SHPËRNDAJE

Detaje të reja nga operacioni i madh antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë, koduar “Shefi” që çoi në pranga 43 persona nga të cilët 21 shqiptarë.

hajdarmataj

Në konferencën e sotme për media mes kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Hajdarmataj dhe Prokurorit te anti-mafias së Barit Dr.Ettore Cardinali, u be me dije edhe zona e Shqipërisë që furnizonte me drogë Italinë.

“Zona nga e cila dërgohej droga  është zona e Orikumit”- tha prokurori italian, duke shuar kureshtjen e medias edhe për emrin kod të operacionit.

“Emri nuk ka lidhje me një person, por u vendos i tillë sepse hetimet, organizimi ka ardhur nga lart, nuk jemi limituar në hetime me personat që ishin destinuesit marrësit në Itali, por edhe ata që e dërgonin drogën në Shqipëro. Nuk ka lidhje me një person, është thjesht emri i operacionit, pasi në vijim të hetimeve janë vënë dy organizata të ndara, një që bënte kapon dhe drejtonte në Bari lëndën narkotike dhe një tjetër në jug të Barit dhe ishin dy organizata të ndryshme”- tha prokurori italian.

Ndërkohë që Hajdarmataj, lidhur me shqiptarët e arrestuar në këtë aksion, theksoi se kanë nisur hetimet edhe pasurore të tyre, por deri më tani nuk rezulton të jenë pjesë e biznesmenëve, apo të përfshirë në aktivitete të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura