Aksioni i konfiskimit/ Ministri i Brendshëm gjen një tjetër pallat me kate shtesë pa leje te “Myslym Shyri” dhe pranon: Policia dhe IKMT kanë kusuret e tyre, por fajin e ka drejtësia!

Sep 30, 2022 | 13:25
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar se një tjetër ndërtim pallati tek zona e “Myslym Shyrit” në Tiranë ka kate shtesë pa leje të cilat do t’i kthehen qytetarëve, sipas ligjit në bazë të vendimit të fundit të marrë nga qeveria për konfiskimin e shtesave në mënyrë abuzive.

Ministri Çuçi pranoi se “policia tha IKMT kanë kuruset e veta”, por nga ana tjetër sulmoi sërish drejtësinë dhe prokurorët e gjykatësit që marrin sipas tij rryshfet nga “njerëzit me kamur”.

Fjala e ministrit Çuçi:

Kjo që po bëjmë nuk është fushatë mediatike apo demagogji por operacion ligjzbatimi kundër këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi pjesën e mbetur të sistemit të vjetër të drejtësisë të cilët kur i vijnë dosje nga njerëz apo subjekte të kamura për evazion fiskal për krime të tjera e shohin si mundësi për të pasuruar xhepat e tyre.

Kështu ndodh që të ndëshkohen njerëz për një cati apo avlli apo dritare e këta shpëtojnë nga kjo pjesë e mbetur e sistemit te drejtesise.

Polica e IKMT ka kusuret e veta por kjo pjesë e drejtësisë sikur të bënte punën do kishim rezultate shumë më të mira.

Ne sot kemi aritur ta ulim 10 fish numrin e sipërfaqeve të ndërtuara pa leje.

Ky subjekt është subjekt që jo vetëm ka kate pa leje por një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuari më parë.

Sot pasi të mbarojnë verifikimet e plota për gjithë sipërfaqen do i nënshtrohet ligjit dhe cdo metër katrorë pa leje do i kthehet publikut.

pallat tjeter pa leje tirane

© Panorama.al

Te lidhura