“Aksionerët e fshehtë të tërhiqen nga ky skandal”- Berisha për Portin e Durrësit: Rama nuk njeh normë e kufij, ëndërron veten multimiliarder

Aug 15, 2022 | 12:39
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha teksa ka denoncuar projektin e Portit të Durrësit dhe e ka quajtur atë një mega aferë, ka dalë dhe me një mesazh për “aksionerët e fshehtë”, duke u kërkuar të tërhiqen nga ky skandal.

“Ju që veproni kështu me një kryemafioz shqiptar jeni mafioz dhe se kurrë nuk do gëzoni pasurinë publike të shqiptarëve në Portin e Durrësit.

Hiqni dorë nga kjo aferë super skandal.

Porti i Durrësit është port i një vendi anëtar i NATO dhe me një rëndësi strategjike.

Edi Rama nuk njeh normë e kufij, ai tani ëndërron veten multimiliarder e gjithcka bazuar në vjedhen e pasurive publike të shqiptarëve”.

Berisha ndër të tjera akuzoi kryeministrin Rama se “i fali 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-Rama“.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura