Aksion si në filma, policia në ndjekje të trafikantëve të drogës në Përrenjas, ja me çfarë u përballën

Aug 8, 2020 | 10:06
SHPËRNDAJE

Mund të quhet aksion si në filma operacioni policor në ndjekje të trafikantëve të drogës që po përpiqeshin të kalonin lëndën narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

116914399_2825089444444075_143412271218344091_o

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd finalizuan operacionin e koduar “Dragostunja”.

Gjatë aksionit u arrestus shtetasi L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas.

Si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin po udhëtonin nga Librazhdi në drejtim të Prrenjasit dhe dyshohej se me automjetin e tyre transportonin lëndë narkotike të llojit kanabis të cilën do ta tranportonin në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kufirit jeshil.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor i koduar “Dragostunja”.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e policisë kanë vijuar ndjekjen, ku drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të marrin lëndën narkotike me vete dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në pyll në zonën e fshatit Dragostunjë, ku dhe kanë braktisur edhe lëndën narkotike pasi po ndiqeshin nga shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit të territorit u gjet i braktisur automjeti si dhe sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis, me peshë rreth 32 kg.

Pasagjeri shtetasi L.N., u kap në dalje të PKK Qafë-Thanë, në tentativë për t’u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe arrestimin e shtetasit L.A.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura