Aksion për pastrimin e kryeqytet, Veliaj: Ta bëjmë Tiranën xixë…

SHPËRNDAJE

Veliaj merr pjese ne Aksionin per Pastrimin e Tiranes 1Nisja e vitit të ri shkollor do ta gjejë Tiranën jo vetëm me një infrastrukturë më të mirë por edhe më të pastër.

Për të mirëpritur nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollave, por edhe ata që rikthehen në to për të vijuar rrugën e dijes, Bashkia e Tiranës, në kuadër edhe të Ditë Botërore të Pastrimit, do të organizojë ditën e shtunë, më 15 shtator, një aksion të gjerë në gjithë territorin e saj për heqjen e mbetjeve dhe papastërtive. Pjesë e aksionit do të bëhen të gjitha ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë, administratorët si dhe një sërë organizatash të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mjedisit.

Për ta masivizuar këtë aksion kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ti bashkohen këtij aksioni në mënyrë që viti i ri shkollor ta gjejë Tiranën më të pastër. “Nëse jeton në Tiranë, mos mungo në aksionin e madh të pastrimit të qytetit në 15 Shtator – të na gjejë viti shkollor xixë në çdo lagje e çdo rrugë!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në Ditën Botërore të Pastrimit, njerëzit në 150 vende të botës do bashkohen ndaj problemit global të plehrave, duke shndërruar këtë ditë, në aksionin më të madh qytetar të pastrimit në të gjithë globin. Edhe Bashkia Tiranë i bashkohet këtij organizimi me qëllim bërjen bashkë të komunitetit, ndërgjegjësimin e tij për objektivin përfundimtar – Një Planet të Pastër dhe të Shëndetshëm! Përveç pastrimit, aksioni ka për qëllim sensibilizimin dhe edukimin e popullatës së gjerë dhe rritjes së vetëdijes për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.