Aksion për armëmbajtje pa leje, 10 të arrestuar në kryeqytet

May 22, 2015 | 13:58
SHPËRNDAJE

Armëmbajtja pa leje ka cuar në pranga 11 persona në Tiranë. Policia e Tiranës njofton se arrestimet janë bërë gjatë aksioneve në rang Qarku, në bashkëpunim me Komisariatet për parandalimin e ngjarjeve kriminale.


“Policia është duke zhvilluar disa kontrolle të vazhdueshme lidhur me personat të cilët mbajnë armë të ftohta dhe armë zjarri, duke bërë të mundur arrestimin e 11 (njëmbëdhjetë) shtetasve të cilët janë kapur me armëmbajtje pa leje”- njofton policia.

Sipas saj, nga ana e Komisariateve të policisë janë realizuar kontrolle dhe janë kapur disa shtetas të cilëve ju është gjetur dhe sekuestruar armë zjarri të ndryshme të pa paisur me leje përkatëse.

Në total Policia e Tiranës brenda 10 ditëve të fundit të muajit Maj ka arrrestuar 11 shtetas si edhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë pa leje dhe materiale luftarake:
– pushkë 5 copë,
-pistoletë 3 copë, 
-Automatik 1 copë
-dorezë metalike një copë, 
-thikë një copë
-1457 fishekë
-dhe një sasi kapsollash denatore, kallëp dinamiti.

Ky aksion i ndërrmarë nga si qëllim parandalimin e krimit dhe arrestimin e shtetasve të cilët lëvizin në qytet me armë dhe do të vazhdojë edhe ne ditët në vijim për parandalimin e ngjarjeve kriminale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura