Aksion në Vlorë, asgjësohen 12 parcela me hashash, një në pranga

Jul 11, 2015 | 9:47
SHPËRNDAJE

Asgjësohen të tjera parcela me hashash në Vlorë. Policia në vazhdim të operacionit anti-kanabis ka asgjesuar 12 parcela me mbi 1500 rrënjë bime narkotike.


Sipas një njoftimi për shtyp mesohet se hashashi eshte zbuluar ne tre fshatra dhe ne pranga eshte vene edhe nje shtetas, me akuzen e poseduesit te njeres prej parcelave. 

Sasia me e madhe eshtë zbuluar në fshatin Velçë, në vendin e quajtur Kodrat e Asomatit, ku u zbuluan 1020 bimë narkotike në 8 parcela, të cilat kishin arritur deri në 140 cm lartësi. 

Ndërsa në fshatin Kocul është zbuluar një parcelë me rreth 460 bimë, lartësia e të cilave arrinte deri në 120 cm. 

Ne fshatin Kerkove u zbuluan rreth 40 rrënjë kanabis dhe ketu u arrestua poseduesi i tyre, shtetasi Gëzim Haxhiraj, 59 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura