Aksion natën, shkëmbim zjarri e përleshje mes policisë dhe disa personave

Oct 16, 2018 | 8:07
SHPËRNDAJE

Një përleshje e armatosur ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës, mes Policisë së Kosovës dhe disa personave të dyshimtë, në Prishtinë.

polici

Fillimisht është raportuar se një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur si rezultat i kësaj përleshjeje, por Policia ka hedhur poshtë këtë pohim.

“Mund të ju konfirmoj qe sonte gjatë realizimit të detyrave operacionale nga njësitet policore ne lagjen ” Përroi i Njelmët” nga rrethi i “Ismetit” në drejtim të “Zonës Industriale” eshte vërejtur një veturë të dyshimt me targa te njohura per policinë dhe te njëjtes nga zyrtaret policor i është dhënë shenjë për tu ndalur”, ka deklaruar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Pasi qe te dyshuarit kanë kuptuar se do te ndaloheshin nga Policia, kanë filluar të ikin, në drejtim të “Zonës Industriale” Njësia Policore iu është vu në ndjekje, ku gjatë ndjekjes, të dyshuarit me veturen e tyre disa here kanë goditë veturën policore ku si pasoj e kesaj zyrtaret policor kane pesuar edhe lendime. Gjatë ndjekjes njëri nga të dyshuarit ka drejtuar një armë drejt policëve, dhe zyrtari policor eshte detyruar të shtie me armë në drejtim të të dyshuarëve. Në asistencë kanë dale edhe njësi të tjera te PK-së”, ka treguar ai.

“Deri ne keto momente nuk raportohet per të plagosur apo viktima tjera”, ka thënë Hoxha për Express.

“Gjate operacioni Policia ka arrestuar dy persona te dyshuar te involvuar, perderisa eshte edhe ne kerkim te personit te tretë. Njesitet kompetente policore jane duke vazhduar me operacionin dhe hetimin me ne detaje te ketij incidenti ku per rrethanat tjera do te njoftoheni me kohe”, ka theksuar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura