Aksidentuan për vdekje 61-vjeçarin në autostradë, Gjykata jep masën e sigurisë për dy të rinjtë

Dec 3, 2020 | 18:40
SHPËRNDAJE

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për dy të rinjtë që aksidentuan për vdekje 61-vjeçarin, Gjon Kola mbrëmjen e së dielës në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Ishull-Lezhë.

foto-gjykata-lezhe

Panorama mëson se Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin A.Xh dhe “arrest shtëpie” për 19-vjeçarin N.D.

Teksa lëviznin me automjetet e tyre dy të rinjtë kanë përplasur për vdekje 61-vjeçarin, i cili po tentonte të kalonte rrugën.

Aktualisht policia është duke vijuar hetimet dhe pritet akti i ekspertimit për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura