Aksidentoi për vdekje turisten italiane, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë

Aug 25, 2018 | 17:20
SHPËRNDAJE

Një ditë pas aksidentit të rëndë në Sarandë, ku një grua humbi jetën dhe burri i saj u plagos bëhet me dije se është arrestuar shoferi që dyshohet si shkaktar për këtë aksident.

Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se i arrestuari është Fatmir Rumani, 52 vjeç, nga Saranda.

Aksident sarande

Sipas policisë, të premten në rrugën Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor” Rumani duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me motomjetin tip “Piaggio” me drejtues një italian 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, duke marrë mjekim më të specializuar.

Si pasojë e kësaj përplasjeje ka humbur jetën shtetësia italiane 64 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motor. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura