Aksidentohet piloti i Formula 1 Fernando Alonso (FOTO/VIDEO)

Feb 23, 2015 | 13:03
SHPËRNDAJE

Piloti i McLaren, Fernando Alonso është aksidentuar duke mbetur i plagosur, në testimet para-sezonale të Formula 1. Kampioni goditi një mur, në pistën e Montmelò në Barcelonë, ditën e djeshme. Sipas BBC Sport, dyshohet se Alonso humbi kontrollin që në pistë.

Aksidentohet piloti i Formula 1, Alonso

Sipas raporteve automjeti i Alonso-s ka qenë me shpejtësi rreth 130 km/orë kur ndodhi aksidenti. Ka dyshime se Alonso mund të ketë humbur ndjenjat në pistë.

Alonso u dërgua me helikopter në spital. Mjekët thonë se është në gjendje më të mirë shëndetësore, por natën e kaloi nën kujdesin e mjekëve, si masë paraprake, raporton “The Guardian”.

Sipas McLaren piloti ishte ende i tronditur nga aksidenti.

[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura