Aksidentohet me motor bashkëshorti i Ejlylit, ja gjendja e tij (FOTO)

Sep 26, 2018 | 14:36
SHPËRNDAJE

Këngëtari i famshëm turk Can Bonomo ka pësuar një aksident të rëndë me motor ditën e hënë. Mediat turke shkruajnë se bashkëshorti i aktores së njohur Oyku Karayel, u rrëzua me motorin e tij pasi u përplas me derën të një taksie, të cilën klienti e kishte lënë hapur në mënyrë të pakujdesshme.

karamel

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe rrëzimit në asfalt, 31-vjeçari ka thyer klavikulat dhe disa brinjë. Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se ai është dërguar menjëherë në një spital privat në Sisli të Stambollit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë momenti i aksidentit të Bonomos është filmuar nga kamerat e sigurisë. Vetë Can ka publikuar një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku tregon për aksidentin dhe me keqardhje u thotë fansave që nuk mund të jetë në disa prej koncerteve të tij të radhës.

can bo

Kujtojmë se pak më shumë se dy muaj më parë, Can kurorëzojë dashurinë e tij në martesë me aktoren Karayel, e cila në Shqipëri njihet për rolin e Ejlylit në serialin “Rrrahje Zemre”, apo të Xhemresë në serialin “Kuzey Guney”.

KARAMEl b karamel bonomo karamel2 karamel1

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura