Aksidentohet gjatë ndjekjes makina e vjedhur në Lushnje, policia arreston tre persona! Prej disa ditësh shëtisnin nëpër rrugë

May 26, 2022 | 23:58
SHPËRNDAJE

Një makinë e vjedhur është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Lushnje, ndërkohë që tre personat që ndodheshin brenda saj u arrestuan nga policia.

Capture

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se policia ishte vënë në ndjekje të mjetit tip “Benz” me targa AA 723 EU, në momentin kur ai është përplasur me barrierat e hekurit në një kthesë në hyrje të fshatit Kashtbardhë.

Blutë kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave që ndodheshin brenda saj, prej të cilëve dy adoleshentë dhe njëri invalid i cili udhëtonte bashkë me dy të rinjtë.

Nga sa mësohet makina ishte parë prej disa ditësh të lëvizte në disa fshatra të Lushnjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura