Aksidentohet futbollisti i Napolit, merr fund sezoni për 22-vjeçarin

Feb 13, 2016 | 21:25
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi 22-vjeçar i Napolit, Eddy Gnahore, u përfshi në një aksident automobilistik në autostradën ‘A21’ në Itali.

193522019-c575f1f6-b28a-42ec-b496-ce2de43f9d48Futbollisti që aktivizohet me skuadrën e Karpit është në pronësi të Napolit. Sipas mediave italiane, ai ka pësuar dëmtime të rënda në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit të rëndë, mesfushori ka humbur edhe sezonin futbollistik me ekipin e tij.

Francezi u aksidentua me një kamion dhe tashmë futbollisti ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e ‘Aleksandrias’.

Panorama Sport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura