Aksidentohet fëmija 3 vjeç në Vlorë, i shpëton nga duart nënës dhe përplaset nga makina

Feb 22, 2018 | 14:31
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të para mësohet se një fëmijë vetëm 3 vjeç është aksidentuar.  Dyshohet se vogëlushi i ka ikur mamasë së tij nga dora dhe ka vrapuar duke u përplasur me automjetin që po qarkullonte në zonën e quajtur Unaza e qytetit të Vlorës.

Gjithashtu sinjalistika shënon mungesë totale cka favorizon kryerjen e incidenteve me pasoja të rënda.

Automjetii cili ka përplasur fëmijën është larguar në mënyrë të menjëhershme. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftim i policisë

Më datë 22.02.2018, në vendin e quajtur ”Bishti Kalldrëmit”, shtetësia F.M., duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, ka goditur një fëmijë të moshës 3 vjeç.

Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën por vijon të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Drejtuesia e mjetit është shoqëruar pranë ambjenteve Policore.

Grupi hetimor po vijon me procedurat e mëtejshme për rastin në fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura