Aksidentohet duke shkarkuar xhama, humb jetën tragjikisht i riu në Tiranë

Mar 16, 2018 | 17:06
SHPËRNDAJE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht. Sipas njoftimit të policisë mësohet se  në ambientet e një firmë private ka humbur jetën shtetasi A.P. 30 vjeç, banues në Durrës.

punetor xhama

Njoftim i policisë

Më datë 15.03.2018,  në fshatin Bërxullë, në ambientet e një firme private shtetasi A.P, vjeç 30, banues në Durrës, duke shkarkuar një paletë me xhama, është aksidentuar dhe vdiq rrugës për në spital. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga rrëshqitja e xhamave nga paleta. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura