Aksidentohet automjeti i deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu: Një furgon na preu rrugën, isha bashkë me një mik

Jul 27, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu është aksidentuar me mjetin e tij në afërsi të Tepelenës. Nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Pjerin Ndreu
Pjerin Ndreu

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:30, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë një mjet tip furgon, i cili sipas Ndreut i ka zënë rrugën tek sa po udhëtonte bashkë me një mikun e tij.

“Një fugon na preu rrugën, isha bashkë me një mik. Nuk kemi pasur lëndime nga aksidenti”,-ka thënë Pjerin Ndreu për televizionin “News24”.

Aktualisht, Policia e Tepelenës po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura