Aksidentohet autobusi me nxënës shkolle, vdesin 6 prej tyre (FOTO)

Feb 11, 2016 | 10:23
SHPËRNDAJE

Një autobus shkolle në Francë është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, duke i marrë jetën 6 nxënësve.

BBC shkruan se aksidenti ndodhi në afërsi të qytezës Roshfor në perëndim të Francës, ku autobusi me nxënës të një shkolle të mesme u përplas me një kamion.
Veç 6 viktimave, mediat franceze bëjnë të ditur se 2 nxënës të tjerë u dërguan në spital me plagë të rënda, ndërsa 9 të tjerë me plagë të lehta.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Pak ditë më parë, ndodhi një tjetër aksident, sërsh me një autobus shkolle që u përmbys për shkak të ngricave në rrugë, i cili i mori jetën 2 nxënësve të moshave 12 dhe 15 vjeç, në lindje të Francës.
ce ce2
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura