Një tjetër autobus është përfshirë në aksident në kryeqytet. Autobusi i linjës Kinostudio-Kombinat është përplasur në afërsi të zonës së Misto Mame.
Raportohet se drejtuesi i mjetit të transportit publik ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar me një kosh mbeturinash.
Nga fotot nga vendngjarja shihet që mjetit të transportit publik i janë thyer xhamat e dyerve.
Ndërsa policia informon se nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.
Informacioni i policisë
Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombibatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.