Aksidentohet ambulanca në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, pacientja 61-vjeçare pëson dëmtime! Detajet e ngjarjes

Aug 10, 2022 | 16:09
SHPËRNDAJE

Një ambulancë është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në afërsi të ish-sheshit Shqiponja në Tiranë.


Policia bën me dije se ambulanca është përplasur me një tjetër automjet. Për pasojë është dëmtuar pacientja K. I., 66 vjeçe, e cila është transportuar drejt spitalit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.08.2022, në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ambulancaaksidenti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura