Aksidentohen në Tropojë tre të rinjtë nga Kosova, BMW-ja e tyre përplaset me trafikndarësen

Nov 28, 2021 | 12:39
SHPËRNDAJE

Tre të rinj, banues në Suharek, Kosovë, janë përfshirë në një aksident këtë të dielë në fshatin Cërrnicë të Tropojës.

ambulance

Të rinjtë udhëtonin me një makinë BMW, ku shoferi pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me trafik ndarësen.

“Si pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. Rr., të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharek, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha Policia.

 

Tropojë/ Informacion paraprak

Më datë 28.11.2021, në fshatin Cërrnicë, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin T. T., banues në fshatin Markaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. Rr., të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharek, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura