Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për aksidentin e rëndë në Kroaci ku humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një autobus i Kosovës u përmbys teksa vinte në Prishtinë.
Balla u bashkohet ngushëllimeve për familjet e viktimave, duke shpresuar që të plagosurit rëndë të shërohen, teksa falënderon autoritetet kroate për reagimin.
“Pikëllim i madh këtë ditë të diel prej lajmit që erdhi nga Kroacia për aksidentin e rëndë me humbje jetësh të motrave dhe vëllezërve tanë kosovarë, teksa ktheheshin në atdhe me autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë. I bashkohem ngushëllimeve për familjet e viktimave, duke shpresuar ? shumë që të plagosurit rëndë të shërohen. Falënderim për autoritetet e Qeverisë së Kroacisë Andrej Plenković për masat e marra në mënyrë të menjëhershme nga autoritetet vendore shëndetësore”, shkruan Balla.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al