Aksidenti tragjik në Francë me 12 të vdekur, dënohen 2 persona

Jun 13, 2018 | 22:12
SHPËRNDAJE

Pas një aksidenti tragjik në Francë, i cili u kushtoi me jetë dymbëdhjetë shtetasve portugezë, të mërkurën janë dënuar dy persona nga një gjykatë franceze për veprën penale “vrasje në pakujdesi”.

Para Gjykatës franceze në Moulins, janë paraqitur një shtetas 22-vjeçar portugez dhe xhaxhai i tij 44-vjeçar. I riu ka qenë shoferi i furgonit, ndërsa xhaxhai pronar i automjetit. Ata u akuzuan për vrasje të pakujdesshme dhe shkelje të rregullave të sigurisë.

22-vjeçari u dënua me një burgim trevjeçar. Xhaxhait të tij iu shqiptua dënimi prej katër vitesh. Përpos kësaj, atyre iu është konfiskuar edhe patenta e shoferit për pesë vjet dhe ndalimi i ushtrimit të transportit të udhëtarëve.screenshot_1-12-471x396

Në mars të vitit 2016, për Festën e Pashkëve, portugezët kanë marrë rrugën nga Romonti i Friburgut për në vendlindje. Hetuesit francezë kanë ardhur në përfundim se edhe përkundër shikueshmërisë së dobët në rrugë, vozitësi e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Përpos kësaj, automjeti ka qenë në kushte jo të rregullta dhe i stërngarkuar, përcjell albinfo.ch.

Në brendinë e furgonit kanë qenë të instaluara karrige të jashtligjshme që nuk i janë përshtatur standardeve të duhura dhe pa rripa të sigurisë, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch. Vozitësi gjithashtu nuk ka pasur autorizim ligjor për të transportuar kaq shumë njerëz.

Ndër viktimat ka qenë edhe një familje me një fëmijë shtatëvjeçar. Viktimat kanë qenë me vendbanim në Friburg dhe Grande-Marnand.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura