Aksidenti tragjik në Bullgari/ Këshilli Bashkiak i Tiranës mban një minutë heshtje për 46 viktimat

Nov 24, 2021 | 17:27
SHPËRNDAJE

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka nisur me një minutë heshtje pr 46 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

autobusibullgari

Në fillim të mbledhjes, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi nga anëtarët që në kujtim të viktimave, shumica e të cilëve me origjinë shqiptare, të mbahet një minutë heshtje.

“Me lejen tuaj do të doja të ftoja Këshillin për t’u ngritur në këmbë dhe për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Bullgari, pjesa më e madhe bashkatdhetarë tanë”, tha Veliaj.

Ngjarja tragjike ndodhi dy ditë më parë në autostradën e Strumës në Bullgari. Sipas hetimeve paraprake, shoferi i autobusit humbi kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore.

Si pasojë e përplasjes, autobusi ka shpërthyer në flakë duke sjellë dhe një bilanc tragjik me 46 viktima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura