Aksidenti tragjik, mes viktimave edhe 12 fëmijë/ Reagon kryeministri Zoran Zaev, ja detajet si ndodhi ngjarja e rëndë  

Nov 23, 2021 | 7:58
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit maqedonas në Bullgari, ku mësohet se në mesin e personave që kanë humbur jetën janë edhe 12 fëmijë, mes tyre edhe dy binjakë.

TRAGJIKE2

Mediat maqedonase raportojnë se në mjet kanë qenë në total 52 persona, 6 prej të cilëve i mbijetuan aksidentit dhe janë shtruar në spitalin “Pirgov” në Sofje.

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në autostradën “Struma” në Bullgari.

Në një deklaratë për BNT, Zaev tha se për ak sidentin ka qenë i informuar nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe nga kryeministri Stefan Janev. Zaev ka thënë se menjëherë është nisur për në Bullgari dhe se atje janë edhe ekipe të Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se në sptial ndodhet një vajzë 17-të vjeçare dhe 6 të rritur, njoftoi për VTA d.r. Marja Argirova. 17-vjeçarja dhe pesë nga të rriturit janë vendosur në Klinikën për djegie, ndërsa njëri pacient është dërguar në Klinikën për Traumatologji. Fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rretho orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje- Bllogoevgrad. Për momentin nuk ka informacione nëse autobusi ka humbur kontrollin dhe më pas ka marrë flakë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura