Aksidenti tragjik me helikopter, identifikohet trupi i Kobe Brajant. Vijojnë kërkimet për trupin e vajzës 13-vjeçare

Jan 29, 2020 | 11:39
SHPËRNDAJE

Aksidenti fatal me helikopter që i mori jetën Kobe Brajant dhe vajzës së tij 13-vjeçare, ka shtangur botën e sportit dhe jo vetëm.

kobe-bryant-helicopter

Ndërkohë policia e Los Anxhelos vazhdon punën për të identifikuar trupat e personave që ishin në bord, ndërsa tashmë është lajmëruar se është gjendur trupi i ish-basketbollistit dhe tre personave të tjerë. Nga sa bëhet me dije viktimat u identifikuan nga shenjat e gishtërinjve të tyre.

Gjithashtu raportohet nga mediat amerikane se disa pjesë të helikopterit ku udhëtonin viktimat janë dërguar për një ekspertizë më të detajuar, në një vend sekret.

Kërkimet vazhdojnë ende, pasi nuk është gjetur trupi i vajzës 13-vjeçare të Kobe Brajant.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura