Aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, zbulohet identiteti i njërës prej vajzave që ndërruan jetë. Tre të rinjtë kishin darkuar deri në orët e vona…

Nov 27, 2022 | 10:30
SHPËRNDAJE

Dy vajza kanë mbetur viktima nga një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

aksidenti-Durres-1

Sipas News 24 mësohet se një prej viktimave është identifikuar si Silva Gjergji, 26-vjeçe banuese në Durrës. Ndërkohë një tjetër vajzë që ka humbur jetën është mikesha e 26-vjeçares por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i saj.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe 26-vjeçar që ndodhej në timon, Arbër Tivari i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se ata kanë darkuar së bashku në Durrës, dhe janë nisur më pas drejt Tiranës rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Tashmë pritet të kryhen analizat dhe ekzaminimet e nevojshme për të mësuar nëse ata kishin konsumuar alkool.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura