Aksidenti tragjik me 46 të vdekur, zyrtari humb motrën dhe kunatin. Ky është shoferi i autobusit që u shkrumbua. Viktima më e vogël, vetëm 4 vjeç

Nov 23, 2021 | 14:10
SHPËRNDAJE

Qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tri ditë zie kombetare për shkak të aksidentit ku u përfshi autobusi në Bullgari e si pasoje ku humbën jetën te pakten 46 persona me origjine shqiptare.

Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.

Agjencia e lajmeve Ina ka publikuar identitetin dhe foton e shoferit të autobusit që u shkrumbua në Bullgari. Ai është 54-vjeçari Memedi Kadri.

shoferi qe vdiq ne bullgari

Fatkeqësisht ai është në mesin e viktimave që humbën jetën si pasojë e flakëve, raporton Indeksonline.

Autobusi po kthehej nga Stambolli përmes Bullgarisë ku dhe ndodhi aksidenti tragjik.

Media bullgare BGNES shkruan se viktima më e vogël në tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari eshte vetem 4 vjec, ndërsa më i vjetri 63 vjec.

Sipas informacioneve të medias bullgare, numri më i madh i viktimave janë të lindur mes viteve 1971 dhe 2004.

Në mesin e viktimave është motra dhe dhëndri i zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abduselam Selamit. Këtë e ka bërë të ditur Selami nëpërmjet profilit të tij në Facebook.

“Ah motër ma djege shpirtin, mbretëresha ime e madhja?Në duart tua i rita, me nënën të zëvendsoja, kshillat e tua sa më ndihmuan në jetë, sa ju gëzoje sukseseve tona, na ike pa u përshëndetur! Familjarë, miq, shokë në aksidentin që ndodhi në Bulgari të ju njoftoj se në mesin e 46 engjujve ishin edhe motra ime e madhe Fevzija dhe dhëndri im Ibrahimi. Për varrimin do jeni të informuar”, shkroi Selami, transmeton TV21.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura