Aksidenti tragjik me 10 viktima në Kroaci/ Rama: Çfarë fatkeqësie pikëlluese për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova

Jul 25, 2021 | 11:58
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se është një fatkeqësi pikëlluese lajmi për aksidentin tragjik në Kroaci, ku kanë humbur jetën 10 persona në një autobus nga Kosova.

rama-aksidenti

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se lutet që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.

Më herët reagoi edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka: “Keqardhje për humbjen tragjike të jetës së shtetasve kosovarë në Kroaci. Ndajmë dhimbjen me vëllezërit tanë dhe me zemër e mendje jemi pranë familjarëve dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura