Aksidenti tragjik/ Babai i dy fëmijëve u nis të bënte pazarin, e përplasi për vdekje 17-vjeçari. Policia: Iku nga vendi i ngjarjes, e ndaluam …

Oct 21, 2019 | 9:05
SHPËRNDAJE

Detaje nga aksidenti me pasojë vdekjen qe ndodhi të dielën në Divjakë. Aksidenti  ka ndodhur gjatë mesditës rreth orës 14:10, në aksin rrugor Tre Urat-Çermë. 

ilustruese
ilustruese

Fatmir Muça, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, dyshohet se është përplasur nga një mjet tip fuoristradë. Muça ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Në një komunikatë zyrtare, Policia tha se “Një 64-vjeçar me inicialet F.M., nga Zhamë Sektor, dyshohet se është përplasur nga një mjet tip fuoristradë. 64-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me biaçikletë kur është përplasur dhe ka gjetur vdekjen në vend”.

Mësohet se menjëherë pas aksidentit, shtetasi J.G., 17 vjeç, i cili dyshohet se ishte në drejtim të automjetit tip fuoristradë, ishte larguar nga vendngjarja.

Mirëpo, Policia e Lushnjës vetëm disa orë pas aksidentit ka arritur të gjejë informacione në rrugë operative, si dhe nga dëshmitarë okularë.

Rreth tri orë pas aksidentit, në orët e mbrëmjes ajo njoftoi se autori dyshuar është ndaluar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Lushnjë. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar të papajisur me leje drejtimi.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit. Mësohet se 64-vjçari është baba i dy fëmijëve. Ai ka dalë për të bërë pazarin rreth orës 14:00, por nuk mundi të kthehet sërish në shtëpi. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit që i morën atij jetën.

Ndërsa Policia po vijon hetimet, dëshmitarët okularë u kanë thënë hetuesve se ishte shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të fuoristardë, ajo që çoi në aksidentimin e Muçës.

Përplasja fatale ka ndodhur në një rrugë, e cila nuk ka lëvizje të shumta automjetesh dhe rruga është në vijë të drejtë. Pritet marrja në pyetje e 17-vjeçarit dhe ekspertiza për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë. / PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura