Aksidenti tragjik/ Aqif Rakipi: Si ndodhi tragjedia. Pse e gdhiva në Durrës

Aug 13, 2017 | 15:24
SHPËRNDAJE

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, autori i aksidenti fatal ku humbi jetën një person në autostradën Tiranë-Durrës shpreh keqardhjen e jashtëzakonshme për humbjen e jetës të një njeriu që sipas tij i preu rrugën në të qindën e sekondës ndërsa ai po udhëtonte herët në mëngjes nga Durrësi për në Tiranë.

Aqif-Rakipi-1“E them me sinqeritetin më të madh që jam tej mase i hidhëruar për atë që ndodhi. E kam thënë dhe e ripërsëris që ndjej keqardhje dhe dhimbje për jetën e viktimës. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt dhe dua të bëj me dije se makina ime është dëmtuar pasi personi u përplas mbi automjet ndërsa po bëja përpjekje për të manovruar kur dallova hijen e personit. Fatkeqësisht nuk kam mundur ta evitoj aksidentimin e tij megjithë përpjekjen e bërë,” tha Rakipi për News24 dhe BalkanWeb

“Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet për të fshehur të vërtetën e këtij aksidenti që  u pa edhe nga të paktën dy a më shumë persona që kaluan rrugën duke mos pyetur për rrezikun që sjell kalimi i saj prej tyre në atë mënyrë aq të pakujdesshme.

Policia dhe prokuroria kanë aty provat filmike dhe të gjitha provat e tjera. Nuk jam tip që i fshihem të vërtetës. Në këtë rast ajo është kështu si po e them dhe sikurse e kam deklaruar e nënshkruar para organeve kompetente. Ndërsa gjithçka tjetër është spekullim keqdashësh ndaj emrit dhe figurës time publike,” u shpreh Rakipi

Ai gjithashtu kërkoi seriozitet në maksimum për zbardhjen e së vërtetës dhe që ngjarja të hetohet deri më detaj.

“Garantoj gjithkënd në këtë proces kam kërkuar seriozitet max për zbardhjen e të vërtetës. Kërkoj të investigohet deri në detajet më të imtësishme për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Atë mëngjes po kthehesha pasi kisha qëndruar deri në agim në Durrës, pranë nënës së një njeriut tim që po lëngon nga një sëmundje e rëndë. E bëj publik edhe këtë detaj të panevojshëm pasi po spekullohet edhe se ku isha, ku shkoja e se çfarë mund të kisha për të fshehur pas ngjarjes.

Në atë moment gjykova se shkuarja menjëherë në polici ishte zgjidhja më e mirë. Nuk i kam telefonuar askujt.

I jam nënshtruar testit të alkolit para kamerave dhe jam trajtuar nga ekspertët sikurse çdo kush tjetër i përfshirë në aksident.

Shpreh keqardhje  për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë. Gjithkush është i bindur që në këtë jetë ka plot gjëra që nuk varen prej vullnetit tonë.

Lidhur me akuzat e PD deputeti Aqif Rakipi theksin  se ai nuk shqetësohet për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi.

Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi,” përfundoi Rakipi për News24 dhe BalkanWeb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura