Aksidenti tragjik/ 25 vjeçari u përplas për vdekje dhe u mor zvarrë, policia arreston drejtuesit e dy mjeteve

Oct 27, 2019 | 10:40
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë përfunduar në pranga pas aksidentit tragjik mbrëmjen e shkuar në qytetin e Durrësit, ku humbi jetën një 25 vjeç, i cili u mor zvarrë më pas nga një tjetër automjet.

durres

Policia sqaron se një mjet tip Fiat Dukato” dhe mjeti autobus tip “Skania”, janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Njoftimi

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 26.10.2019 në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, si pasojë e të cilit humbi jetën një shtetas, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë zbardhja dhe  dokumentimi i plotë i ngjarjes si dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë;

– P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek  mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet,  mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobus tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

PAMJE TË RËNDA/ Horrori në Durrës, 40-vjeçari përplasët nga autobusi, pas tij makina e merr zvarrë disa metra on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura