Aksidenti që u mori jetën 46 shqiptarëve/ Pas Bullgarisë edhe Kosova shpall një ditë zie në nderim të viktimave

Nov 24, 2021 | 8:34
SHPËRNDAJE

Kosova është sot në ditë zie në shenjë solidariteti për aksidentin tragjik që ndodhi të martën në Bullgari, ku 46 persona, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën.

ak

Vendimi u mor nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Po ashtu sot ka ditë zie edhe Bullgaria.

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie për të nderuar viktimat e aksidentit të tmerrshëm.

Në mesin e 46 viktimave të aksidentit të rëndë të autobusit të së martes në Bullgari, ishin 12 fëmijë, më i vogli 4 vjeç.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende dhe autoritetet thanë se kanë nisur një hetim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura